Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës në një parking në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes disa personave, ndërsa në një veturë ka sekuestruar një armë zjarri.
Policia njofton se lidhur me rastin ka shoqëruar gjashtë persona në stacionin policor, transmeton Telegrafi.
“Me datën 03.07.2023, njësitë policore si rezultat i implementimit të një plani operativ në terren, kanë arritur të sigurojnë informacione se në një parking në Prishtinë gjendet një veturë e dyshuar në të cilën ndodhet një armë zjarri, me ç’rast zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku si rezultat në të njëjtin lokacion kanë hasur në një rrahje mes disa personash.
Lidhur me rastin janë thirrur në asistencë edhe njësi të tjera për intervenim, ku si rezultat janë shoqëruar në stacion policor gjithsej 6 (gjashtë) persona të dyshuar, të cilët më pas janë intervistuar. Po ashtu është bërë edhe kontrolli i veturës së dyshuar, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri, si dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar pronar i automjetit të lartcekur, është gjetur dhe është konfiskuar një thikë dhe një fishek”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent ku ndaj personave të dyshuar të lartcekur janë iniciuar rastet ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’, ku 4 (katër) nga 6 (gjashtë) të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 (dy) të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa