LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon 36 vjeçarin në Ferizaj, i gjen armë në veturë

Policia ndalon 36 vjeçarin në Ferizaj, i gjen armë në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një 36 vjeçar në Ferizaj, i cili ishte lëvizur gjatë orës policore dhe gjatë kontrollimit të veturës ka gjetur një revole.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:10, transmeton Telegrafi.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:10, në rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj për mos respektim të orarit të lëvizjes, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës , ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Mercedes me targa vendore dhe ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë për shkelje të masës , mos respektimi i orarit të lëvizjes”, thuhet në njoftim.


Më tej, në njoftim thuhet se, gjatë kontrollimit të shoferit dhe automjetit , policia ka gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me dy karikator, një fishek dhe një shufër metalike.

Policia, të dyshuarin me inicialet E.D ( M/K) 36 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa si dëshmi ka konfiskuar, armën, karikatorët, fishekun dhe shufrën metalike.

“I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është iniciuar rasti penal Mbajtje në pronësi , kontrolle , ose posedim i paautorizuar i armës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori