LAJMI I FUNDIT:

Policia merr në pyetje drejtorin e Vetëvendosjes pas fotos me kallash, ia bastis shtëpinë

Policia merr në pyetje drejtorin e Vetëvendosjes pas fotos me kallash, ia bastis shtëpinë

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, është marrë në pyetje të mërkurën nga Policia e Kosovës.

Intervistimi i Ademit, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje – që bashkëqeveris Mitrovicën me Aleancën Kosova e Re – vjen pasi në media sot ka qarkulluar një foto e tij, ku ai shihet me një armë në dorë.

Policia ka bërë të ditur se po ashtu ka bastisur shtëpinë e Ademit të mërkurën. Në rezidencën e tij nuk është gjetur ndonjë armë, ka njoftuar Policia.


“Policia e Kosovës e ka intervistuar të dyshuarin që ka bërë foto me armë në dorë. Mbi bazë të asaj foto Policia e ka bastisur edhe shtëpinë e tij, mirëpo në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë armë. As arma më të cilën ka dal në foto”, ka thënë për Gazetën Express, Avni Zahiti, zyrtar për informim në PK.

“Policia nuk e ka arrestuar atë, pasi ai i është përgjigjur ftesës dhe pas intervistës është liruar”, ka bërë të ditur Zahiti.

Ai ka treguar se me këtë rast më tutje do të merret Prokuroria, e cila mund të japë urdhër për arrestim apo jo.

Fotografia e Ademit me armë kishte nxitur reagim fillimisht nga dega në Mitrovicë e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila i ka ftuar organet përgjegjëse që të “merren me këtë person, i cili është pjesë e bandës kriminale të Dardan Molliqajt”.

Por, Ademi ka mohuar se në dorë ka pasur armë të vërtetë, duke thënë në një shkrim në Facebook se bëhet fjalë për një lodër, imitim të armës AK-47, e njohur gjerësisht si kallash.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori