LAJMI I FUNDIT:

Policia kap 106 vetura, dyshohen se janë ta pa doganuara

Policia kap 106 vetura, dyshohen se janë ta pa doganuara

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se më datën 13 mars, njësia e auto krimeve në tri deponi në lokacione të ndryshme ka hasur në vetura që dyshohet se iu kanë shmangur obligimeve doganore.

“Njësia e autokrimeve rajonale në Mitrovicë dhe një njësi mobile e doganës Mitrovicë, me datën 14.03.2017, kanë bërë kontrollimin e këtyre deponive të veturave, të cilat këto vetura demolohen dhe pastaj shiten për pjesë, ku nga kontrollet e bëra në këto tri lokacione është arritur të evidentohen 106 vetura, të cilat dyshohet se ju kanë shmangur obligimeve doganore, për procedura të mëtejme, për shmangie doganore merret Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka sugjeruar që të vazhdohet me procedurën e hetimeve të mëtutjeshme./Telegrafi/


Foto kryesore: Ilustrim