LAJMI I FUNDIT:

Policia izraelite rrahu njerëzit që bartnin arkivolin e gazetares së vrarë palestineze, Shireen Abu Akleh

Policia izraelite rrahu njerëzit që bartnin arkivolin e gazetares së vrarë palestineze, Shireen Abu Akleh

Policia izraelite përdori forcën dhe rrahu njerëzit që mbanin në duar arkivolin e gazetares së vrarë të Al Jazeeras, Shireen Abu Akleh.

Dhuna ndodhi gjatë bartjes së arkivolit ndërsa turma e njerëzve lëvizte nëpër qytetin e vjetër të Jerusalemit Lindor.

Mijëra palestinezë u mblodhën për funeralin para se trupi i Abu Akleh të dërgohej në varrezat e malit Zion, ku ajo do të varrosej përkrah prindërve të saj.


Trupi i gazetares u transportua në Jerusalem nëpërmjet Nablus dhe Ramallah nga Jenin, ku u vra nga forcat izraelite të mërkurën.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se çështja e vrasjes së Abu Akleh do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndërsa fajësoi shtetin izraelit, ku ky i fundit mohoi akuzat.

Pamjet tregojnë momentet e vdekjes së gazetares Al Jazeera - palestinezja dyshohet se u vra nga izraelitët
Lexo po ashtu Pamjet tregojnë momentet e vdekjes së gazetares Al Jazeera - palestinezja dyshohet se u vra nga izraelitët

Ndryshe, 51-vjeçarja ishte gazetare palestineze me nënshtetësi amerikane dhe punoi për 25 vjet si reportere e Al Jazeeras dhe ishte një emër i njohur në të gjithë Lindjen e Mesme.

Më 11 maj 2022, ajo u qëllua dhe u vra ndërsa mbulonte një bastisje ushtarake izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori