LAJMI I FUNDIT:

Policia intervenon gjatë incizimit të videoklipit

Policia intervenon gjatë incizimit të videoklipit

Një njësit i armatosur i forcave speciale gjermane të cilët intervenuan shpejt në një përplasje me armë në mes të shpërndarësve të drogës kuptuan se në fakt bëhej fjalë për një grup të muzikës rep të cilët po incizonin një videoklip.

Banorët e brengosur në qytetin Dortmund të Gjermanisë, thirrën policinë kur menduan se kishin parë një përleshje në mes të shpërndarësve të kokainës jashtë shtëpive të tyre.

Por policët e përgatitur për sulm gjetën nëntë burra në mes moshave 22 e 36 me revole të simuluara. ‘Kokaina’ ishte sheqer dhe miell në qeset transparente të plastikës.

Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Ata me të vërtetë dukeshin si gangsterë të gatshëm për një përleshje deri në vdekje".