Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë natës së kaluar ka identifikuar 12 vetura me regjistrim të skaduar.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Njësia e Reagimit të Shpejtë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, përveç angazhimeve operative në funksion të detyrave të veçanta gjithnjë po demonstron gatishmëri për mbështetje të njësive dhe sektorëve të tjerë në nivel rajoni”.
“Në mbështetje dhe zbatim të planeve operative ‘Sezoni veror’ 2021, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në vazhdimësi është duke operuar në mbështetje të stacioneve policore në nivel rajoni, ku rezultatet janë evidente si në fushën preventive po ashtu edhe në reagim. Vetëm gjatë natës së kaluar, zyrtarë policorë të kësaj njësie gjatë kontrollit në trafik kanë ndaluar dhe identifikuar 29 raste të kundërvajtjeve të ndryshme në trafik”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se kundërvajtësve u janë shqiptuar gjoba, ndër to janë identifikuar 12 automjete në qarkullim me regjistrim të skaduar me ç’ rast u janë sekuestruar targat dhe automjetet janë larguar nga trafiku rrugor.
“Mbështetja e njësisë së NJRSH-së, po reflekton në parandalim dhe efikasitet në angazhim të përgjithshëm për siguri në trafik dhe rendin publik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve