Në një qytezë në afërsi të Valencias në Spanjë, mbrojtësit e rendit ia kanë konfiskuar pronarit një gomar, që ishte munduar së tepërmi.

Pasi fotografia ku shihet kafsha e shtrirë nga lodhja u publikua në internet, është zbuluar se kujt i përket gomari dhe është intervenuar për ta shpëtuar, transmeton Telegrafi.


Gomari që tërhiqte ngarkesa të mëdha u shtri ne toke nga lodhja e tepert foto 2 Shpëtohet gomari që detyrohej të tërhiqte ngarkesa të rënda

Së bashku me të është gjetur edhe një qen, që ishte shumë i dobët, sepse nuk i ishte dhënë për të ngrënë.

“Herën tjetër kur bëni xhiro me gomarë derisa jeni në pushime, mendoni se sa shumë lodhen dhe trajtohen keq”, kanë shkruar organizatat për mbrojtjen e kafshëve. /Telegrafi/