LAJMI I FUNDIT:

Policia franceze qëllon për vdekje një burrë me thikë në aeroportin Charles de Gaulle

Policia franceze qëllon për vdekje një burrë me thikë në aeroportin Charles de Gaulle

Policia franceze qëlloi për vdekje një burrë që dyshohej se kishte thikë në një aeroport të Parisit mëngjesin e së mërkurës, konfirmuan burime policore për Euronews.

“Duke treguar gjakftohtësi, policia neutralizoi mëngjesin e sotëm një person kërcënues me thikë në aeroportin Roissy Charles de Gaulle”, thuhet në një deklaratë në llogarinë në Twitter të prefekturës së policisë së Parisit, përcjell Telegrafi.

Ngjarja ndodhi në terminalin 2F të aeroportit, në veri-lindje të kryeqytetit francez, rreth orës 8:20.


“Një person i pastrehë po shqetësonte agjentët e sigurisë dhe policia kufitare u thirr për të ndihmuar në evakuimin e tij”, tha një burim aeroporti për agjencinë e lajmeve AFP.

Burri u largua dhe vazhdoi t’i ofendonte. Më pas ai u kthye dhe nxori një thikë. Një nga oficerët e policisë më pas përdori armën e tij, shtoi një burim policor.

Një fotograf i AFP-së i cili ishte dëshmitar i skenës shpjegoi se “një burrë i gjatë me ngjyrë tundi një objekt që dukej si thikë në drejtim të policisë. U dha një paralajmërim, por ai doli përpara dhe një polic qëlloi. U shkrep vetëm një e shtënë”, ka thënë dëshmitari.

Viktima u vendos në barelë dhe u evakuua në një zonë të paarritshme për pasagjerët, tha fotografi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori