LAJMI I FUNDIT:

Policia falënderon qytetarët që dhanë informata që çuan në kapjen e Krivaqës, premton ruajtjen e konfidencialitetit

Policia falënderon qytetarët që dhanë informata që çuan në kapjen e Krivaqës, premton ruajtjen e konfidencialitetit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në të cilën ka dhënë detaje shtesë për media.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim në kapjen e të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmanit.

Më tej, shtohet se ai është kapur në ora 12:05 në një fshat të Ferizajt dhe ka vendosur të mbrohet në heshtje.


“Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Zëvendësdrejtori Rajonal Nënkoloneli Faton Pllana, falënderon të gjithë ata qytetarë që bashkëpunon me policinë dhe dërguan shumë informacione në adresat e policisë, që nga fillimi kur ka ndodhur rasti , e që sot rezultoi me arrestimin e të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarje tragjike .” – thotë policia.

Komunikatë shtesë për media

Arrestohet i kërkuari D.K për ‘’Vrasje të rëndë’’

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin  ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, me datën 22.08.2021 rreth orës 15:08, ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata dhe në një afat rekord  kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rrugë në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Pas kësaj, policia ka arritur që gjatë pasdites së djeshme të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 vjeçar , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve

I dyshuari kryesorë i cili ishte në kërkim policor me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar, sot pas një pune intenzive nga të gjitha njësitet e policisë rajonale, i njëjti rreth orës 12:05 në një fshat të Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në polici.

I dyshuari është mbrojtur në heshtje në prani edhe të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare , ndërkaq me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i dyshuari D.K është ndaluar për 48 orë.

Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Zëvendësdrejtori Rajonal Nënkoloneli Faton Pllana, falënderon të gjithë ata qytetarë që bashkëpunon me policinë dhe dërguan shumë informacione në adresat e policisë, që nga fillimi kur ka ndodhur rasti , e që sot rezultoi me arrestimin e të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarje tragjike .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  fton qytetarët  që të lajmërojnë policinë për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e juaja do të ruhen në konifidencialitet të plotë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori