LAJMI I FUNDIT:

Policia e RMV-së arreston shtetasin e Kosovës, u kap duke trafikuar emigrantë

Policia e RMV-së arreston shtetasin e Kosovës, u kap duke trafikuar emigrantë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se pas mesnatës, në ora 01:15 në afërsi të fshatit Bogorodicë, është kapu në flagrancë 36-vjeçari nga Kosova me iniciale Z.M. duke trafikuar emigrantë, me ç’rast edhe është privuar nga liria.

Bashkë me të ishte edhe një shofer tjetër me veturë “Audi” pa targa, po ai është arratisur dhe mbetet i pakapshëm për Policinë.

“Sot (26.10.2024) në ora 01.15 nëpunësit policorë të Stacionit policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në afërsi të fshatit Bogorodicë kanë ndaluar automjetin “Seat altea” me targa të Kosovës, me shofer Z.M.(36) nga Kosova. Gjatë kësaj, në veturë janë gjetur tetë emigrantë ilegalë, prej të cilëve shtatë nga Siria dhe një nga Egjipti. Bashkë në veturën “Seat Altea” ka lëvizur edhe vetura “Audi” pa targa, e cila nuk ka ndaluar në sinjalizimin nga policia, por është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse pas një kohe të shkurtër nga ai kanë dalë tetë persona emigrantë ilegalë, prej të cilëve gjashtë nga Kuvajti dhe dy nga Siria, kurse shoferi është arratisur. Z.M. është privuar nga liria dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori