LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës me plan operativ për sigurinë në pishina dhe në lumenj

Policia e Kosovës me plan operativ për sigurinë në pishina dhe në lumenj

Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Zhytjes ”Trepca” dhe Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim , të mërkurën kanë dalë në teren ekipi i klubit të zhytjes për ta bërë identifikimin e vendeve të cilët paraqesin rrezik për popullatën përgjatë shtratit të lumit Sitnica, ku gjatë eksplantimit të rërës në këtë shtrat kanë mbetur nga e kaluara gropa të mëdha të cilat paraqesin rrezik të madhe për ata persona të cilët dëshirojnë ta frekuentojnë këtë lumë.

Sipas rreshterit Koca, thuhet se qëllimi kryesor i këtij plani është që të identifikohen vendet ku paraqesin rrezik, kryesisht për fëmijët që frekuentojnë këto hapësira gjatë sezonës së verës.

“Pas identifikimit të këtyre vendeve hapi i dytë të cilin do ta ndërmarrim do të jetë që në këto hapësira të vendosen shenja të rrezikut të cilat kanë mesazhe të qarta me qëllim të parandalimit dhe informimit të të rinjve dhe banorëve të cilat i frekuentojnë këto vende” u shpreh ndër të tjera rreshteri Koca.


Rreshteri Koca, bëri të ditur se gjatë futjes në brendësi të ujit zhytësit kanë identifikuar gjësende të ndryshme si metale të forta, material i ngurtë ndërtimor si dhe mbeturina të ndryshme.

Po ashtu edhe drejtori Dragaj gjatë një prononcimi të dhënë theksoj që është shumë me rëndësi që qytetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë këtë vend ti shmangen rrezikut, sepse rreziku vije edhe nga uji i ndotur ku përveç materieve inerte-hekur, beton, aty ka edhe materie tjera kimike të cilat vijnë nga kanalizimet dhe termocentralet e ndryshme, dhe që në fakt dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori