LAJMI I FUNDIT:

Policia deklarohet rreth vizitës së Thaçit në Ujman

Policia deklarohet rreth vizitës së Thaçit në Ujman

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media është deklaruar lidhur me vizitën e presidentit Hashim Thaçi tek Liqeni i Ujmanit.

Përmes kësaj komunikate, Policia ka thënë se ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës.

Hashim Thaçi në veri të Kosovës (Foto)
Lexo po ashtu Hashim Thaçi në veri të Kosovës (Foto)

Njoftimi i plotë i policisë:


Policia e Kosovës (PK) me njësitet e saja relevante sot (29.09.2018), ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaqi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës.

Thaçi nga Ujmani: Kosova është e pavarur dhe sovrane (Video)
Lexo po ashtu Thaçi nga Ujmani: Kosova është e pavarur dhe sovrane (Video)

Njësitet policore janë kujdesur që të ofrojnë siguri gjatë gjithë kohës së vizitës së delegacionit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo e cila u realizua konkretisht në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit.
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, është kujdesur në aspektin e sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, ashtu edhe si e tillë ka përfunduar.
Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet dhe të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, gjatë implementimit dhe realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori