LAJMI I FUNDIT:

Policia britanike angazhon masazherë

Policia britanike angazhon masazherë

Policia angleze së shpejti do të punësojë një mori masazherësh, të cilët do t’u bëjnë masazh kokave të agjentëve të punësuar në Qendrën e Thirrjeve Emergjente.

Për këtë qëllim planifikohet të shpenzohen 10.000 dollarë në vit.

Policia në Sussex ka bërë të ditur se në këtë mënyrë dëshiron t’ua largojë presionin të punësuarve në këtë qendër – të cilët ballafaqohen me ngarkesë në punë.

Megjithatë, ky veprim i Policisë ka nxitur reagime te udhëheqësit e sindikatave – të cilët kanë thënë se këto para do të duhej shpenzuar për luftën kundër krimit dhe mbrojtjen e qytetarëve.


Sidoqoftë, Policia në Sussex tashmë ka shpallur tender për këtë punë dhe u ka dhënë afat masazherëve të konkurrojnë deri më 9 janar.