LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston pesë persona në Podujevë, tentuan të kryenin grabitje

Policia arreston pesë persona në Podujevë, tentuan të kryenin grabitje
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:30, zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët kishin tentuar të që të kryenin një grabitje në fshatin Dumosh të Podujevës.

“Policia është njoftuar për rastin dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku në bashkëpunim me një banorë të fshatit, kanë arrit që të arrestojnë një person të dyshuar:

B. P mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,


ndërkohë që katër personat e tjerë të përfshirë në rast, kanë arritur që fillimisht të largohen me një veture të tipit Golf 2, duke goditur një zyrtarë policor (i lënduar lehtë), me veturën e tyre.

Mirëpo, afër vendit të ngjarjes (pas pak minutash), patrulla tjetër policore ka arrit të ndaloj veturën Golf 2, dhe të arrestoj katër personat e dyshuar:

Q.B mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
S. P mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
A.P mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe
I. P mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu nga ana e hetuesve policor për ekzaminim është konfiskuar edhe vetura”, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën të ndalimit, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë. Ndaj tyre janë hapur rastet grabitje dhe lëndim trupor.

Që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot policia rajonale e Prishtinës, ka arrit të arrestoj rreth 500 persona të dyshuar, për vepra të ndryshme kriminale, ku një kontribut të çmuar në këtë drejtim kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur dhe po ndihmojnë, Policinë e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori