LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston dy persona në Pejë

Policia arreston dy persona në Pejë

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 11.11.2019 rreth orës 23:20, në Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se një i dyshuar me datën 09.11.2019 në një lokal në Pejë ka ekspozuar armën, pasi që i njëjti kishte pasur një mosmarrëveshje me disa persona.

“Me të marrë informatën e lartcekur fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë G. K. i lindur me 1984 m/k/sh, i cili menjëherë ka pranuar se në posedim kishte një armë, mirëpo të njëjtën armë ia ka dhënë për ta ruajtur i dyshuari i dytë A. V. i lindur me 2000 m/k/sh. Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit pas identifikimit të vendbanimit të të dyshuarit të dytë kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe pas kontrollit në dhomën e fjetjes kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

•një (1) armë të gjatë gjysmë automatike së bashku me dy (2) karikatorë
•një (1) pistoletë M-57, cal 7.62 mm së bashku me një (1) karikator
•gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy (692) fishekë të cal.7.62×39 mm
•njëzet e një (21) fishekë të cal.7.62×25 mm
•dhjetë (10) fishekë të armës me gas


Të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori