Policia arreston 16 persona për krim të organizuar dhe organizim të skemave piramidale

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona të dyshuar për veprat penale “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm” dhe veprën penale “krim të organizuar”
Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve më, 1 dhjetor 2016 ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.
Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.
Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të DHKO-së, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, më 1 dhjetor 2016, bazuar në planin operativ “BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.
Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme.
Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: R. L 1962; D. H 1986; B. I 1985; R. I 1960; S. H. 1959; F. I 1992.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: 3 ruleta, 2 tavolina pokeri, 69 aparate të lojërave të fatit, 2 lojëra Keno, 2 armë, 546 fishekë, 17 PC, 3 DVR, 9 telefona celularë, 41 260 euro, si dhe dokumentacion relevant për rastin.
Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Sektori për hetimin e krimeve ekonomike, pas një pune të gjatë hetimore po ashtu më datë 01.12.2016, të asistuar nga njësitet policore nga Gjilani, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale “Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”.
Gjatë kontrollit të lokalit, përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar.
Në lokal është hasur një pjesë e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohë janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.
Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: B.B 1983; A.SH 1986; R.S 1986; A.G 1983; G.M 1991; Xh. M 1980; I.G 1969; V.I 1984; A.A 1986; L.H 1978.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike, 10030 Euro, 200 Franga të Zvicrës, 100 Dollarë Amerikan dhe të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.
Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës