LAJMI I FUNDIT:

Polici shkarkohet për shkak të seksit në punë

Polici shkarkohet për shkak të seksit në punë

Një polic është shtyrë të jap dorëheqje të mërkurën për shkak të seksit që kishte bërë me një prostitutë në një ndërtesë në të cilën ai ishte dërguar të shoh nëse po funksiononte si shtëpi publike.

Rreshteri policor, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte "përfshirë në aktivitet seksual me një punëtore seksi" derisa ishte në detyrë në Londrën lindore gjatë vitit 2005, është nga Komisioni i policisë i cili është përgjegjës për ankesa dhe parashtresa. Detyra e tij ishte të zbulonte nëse ndërtesat e rëndomta po përdoreshin për prostitucion.

"Sjellja e rreshterit ishte e turpshme. Ai ka turpëruar veten dhe ish-kolegët e tij", ka thënë udhëheqësja e Komisionit, Deborah Glass.

Rreshteri, i cili u përballë me masa disiplinore, është shtyrë të jap dorëheqje nga puna pas dëgjimit nga Komisioni.