Tre ish-policë ushtarakë kroatë u burgosën për krime kundër të burgosurve serbë të luftës që u rrahën dhe torturuan në burgun Loran në qytetin bregdetar të Splitit në vitin 1992.
Ish-oficerët ushtarakë kroatë Tonci Vrkiq, Ante Gudiq dhe Anxhelko Botiq u dënuan të hënën për krime lufte kundër të burgosurve serbë të luftës në kampin e burgut ushtarak Loran në Split në vitin 1992, njoftoi faqja kroate e lajmeve Index.
Në rastin e ashtuquajtur “Lora 2”, Gjykata e qarkut të Splitit e dënoi Vrkiqin, zv/komandantin e kampit, me gjashtë vjet burg dhe dy anëtarët e Batalionit të 72-të të Policisë Ushtarake të Kroacisë, Gutiq dhe Botoq, me nga katër vjet burg secili.
Burrat u shpallën fajtorë për abuzimin fizik të të burgosurve në kamp. Të burgosurit u rrahën, u torturuan me energji elektrike, iu nënshtruan talljeve dhe iu bë dush me ujë të ftohtë.
Disa nga të burgosurit pësuan plagë me armë zjarri dhe kocka të thyera, dhe tre prej tyre – Bojan Vesoviq, Dushan Jeliq dhe Vlade Saviq – u vranë dhe u varrosën në një varrezë ortodokse në qytetin boshnjak të Tomislavgradit. Ata u zhvarrosën më vonë dhe u rivarrosën nga familjarët e tyre.
Në një çështje më vete në vitin 2007, Gjykata e Lartë Kroate e dënoi Vrkiqin me tetë vjet burg dhe Gudiqin dhe Botoqin me nga gjashtë vjet burg për krime lufte kundër civilëve serbë në kampin Lora në 1992.
Në këtë çështje, e cila u ashtuquajt “Lora 1”, ish-policët ushtarakë u gjykuan për torturim dhe abuzim të civilëve serbë dhe vrasjen e dy prej tyre, Gojko Buloviq dhe Nenad Knezheviq.
Si rezultat i këtyre dënimeve të mëparshme, gjykata e Splitit tha të hënën se burrat duhet të kryenin një dënim të kombinuar me burg të të dy dënimeve të dhëna. Vrkiq dhjetë vjet burg dhe Gudiq dhe Botiq nga tetë vite burg secili.
Edhe pse të akuzuarit nuk i pranuan krimet, përfaqësuesit e tyre të mbrojtjes thanë se ata nuk do të apelojnë ndaj vendimit.
Gjyqi për çështjen “Lora 2” filloi në shtator 2015, por u shty disa herë për shkak të çështjeve procedurale.
Dy burra që u akuzuan bashkë me ta, komandanti i burgut Tomislav Duiq – i arrestuar në shkurt të vitit 2016 pas 11 vjetësh në arrati – dhe një polic tjetër ushtarak Emilio Bungur – i arrestuar në gusht 2015 pas dhjetë vjetësh në arrati – po gjykohen më vete.
Duiq dhe Bungur po rigjykohen përsëri për çështjen “Lora 1”, pasi vendimi për ta u dha në mungesë të tyre.
Një tjetër çështje e njohur si “Lora 3”, e cila përqendrohet në krimet e dyshuara të luftës të kryera kundër të burgosurve të Ushtrisë Popullore Jugosllave, kryesisht malazezë, po hetohet ende nga zyra e avokatit kroat të shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës