LAJMI I FUNDIT:

Policët serbë marrin përkrahje nga PK dhe EULEX-i

Policët serbë marrin përkrahje nga PK dhe EULEX-i

Policët serbë të sapokthyer në vendet e tyre të punës kanë marrë përkrahje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti dhe shefi i komponentës policore të EULEX-it, Rainer Kuehn.

Drejtori Ahmeti u ka thënë policëve se është i vetëdijshëm që mungesa e tyre ka krijuar vakum në zhvillimin e tyre profesional, prandaj ai iu ka premtuar atyre se do të përgatisë trajnime speciale për ta arritur nivelin e duhur.

Shefi i komponetes policore të EULEX-it, Rainer Kuehn, ka thënë se është shumë e nevojshme që Policia e Kosovës të jetë shumetnike. Sipas tij, kjo është në të mirë edhe të komunitetit serb.

Rainer i ka porositur ata që të punojnë së bashku me policët shqiptarë nëse dëshirojnë që të ketë të ardhme të sigurt për të gjithë në vend.


Policët e kthyer në punë nuk kanë dashur të prononcohen për media për shkak të frikës se do të paragjykohen nga komuniteti serb. Ata kanë kërkuar nga drejtori i policisë, Ahmeti, që t’ua paguajë edhe 15 ditë pune sa kanë qenë të suspenduar pa pagesë. /ktv/