LAJMI I FUNDIT:

Policët prej kartoni

Policët prej kartoni

Policët e punuar prej kartoni kanë dëshmuar aq të suksesshëm në shtyrjen e vozitësve të shpejt që të ngadalësojnë në Rumani sa që projekti është zgjeruar – për të përfshirë tani automjetet e policisë nga kartoni.

Zëdhënësi i policisë së qarkut në Sibiu, Radu Ionsecu ka thënë: "Duke marrë parasysh se fotografia prej kartoni është po aq sa ata janë në jetën e vërtetë vozitësit e automjeteve automatikisht zvogëlojnë shpejtësinë kur e shohin.

"Kjo funksionin edhe më mirë se vetëm policët prej kartoni sepse është më e madhe dhe mund të shihet nga një largësi e madhe".

Ai ka shtuar se kohë pas kohë automjetet prej kartoni po zëvendësoheshin nga ato të vërteta policore “për të mbajtur vozitësit larg pedaleve së shpejtësisë".


Vitin e kaluar 1.174 njerëz kanë vdekur dhe 365 tjerë janë lënduar rëndë në aksidentet e automjeteve në Rumani vetëm në rrugët nacionale, një statistikë të cilën policët shpresojnë ta zvogëlojnë duke vendosur një numër të caktuar të automjeteve të policisë nga kartoni përgjatë këtyre rrugëve.