LAJMI I FUNDIT:

Policët japonezë të veshur si femrat

Policët japonezë të veshur si femrat

Policët japonezë me trup të hedhur, por që janë ekspertë të xhudos ose karatesë, janë duke patrulluar nëpër rrugët e qytetit Nagoya të veshur si femrat me çanta luksoze – në kërkim të plaçkitësve të rrugës.

Që disa muaj, këto “zonja” me paruke dhe take të larta ballafaqohen me plaçkitësit që janë mësuar të sigurojnë “bukën e gojës” duke i rrëmbyer çantat e zonjave, që lëvizin rrugëve të këtij qyteti.

Një pjesëtar i kësaj njësie policore, me trup manekini (171 cm dhe 61 kg), ka thënë se ndihet krenar me punën e tij, pasi është gjë qyqare të sulmohen zonjat në qytet.

Sidoqoftë, këta policë shpesh ballafaqohen me të papritura, pasi që në shumë raste ata ngatërrohen me zonjat e vërteta – dhe përpiqen të joshen nga meshkujt e ndryshëm. /Telegrafi/