LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, plagos dy persona dhe ikë nga policia duke shtënë me armë zjarri

Podujevë, plagos dy persona dhe ikë nga policia duke shtënë me armë zjarri
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e diel në Podujevë janë plagosur dy persona.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari mashkull kosovar me armë zjarri-pistoletë ka plagosur dy viktima meshkuj kosovarë.

“Njësia policore në rroba civile e cila ka qenë në detyrë gjatë patrullimit e ka vërejtur personin e dyshuar duke ikur dhe te njëjtit i ka dhënë urdhra që të ndalet, mirëpo i dyshuari ka ikur dhe gjatë ikjes ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë të cilët po ashtu iu kanë përgjigjur me zjarr. Nga ky shkëmbim zjarri nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në njoftim.


Policia bën të ditur se viktimat janë trajtuar në QKMF Podujevë dhe pastaj janë përcjell në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te armës ku dyshohet se njëra gëzhojë është e armës të cilën e ka shkrepur i dyshuari i lartcekur, ndërsa gëzhoja tjetër dyshohet se është e armës zyrtare të cilën e ka shkrepur zyrtari policor”, vijon njoftimi.

Tutje në njoftim thuhet se njësitë policore janë në kërkim të dyshuarit i cili është i njohur edhe për vepra të tjera penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori