LAJMI I FUNDIT:

Podgorica pa kushte për Prishtinën

Podgorica pa kushte për Prishtinën

Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni, i kanë hedhur poshtë deklaratat e kryetarit të Malit të Zi për vënien e kushteve në ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Kryediplomati Hyseni, ka theksuar se në Ministrinë e Jashtme nuk ka arritur ndonjë njoftim zyrtar për kushtet e Malit të Zi, kurse kryetari Sejdiu as që ka marrë mundin të përgjigjet.

Ndërkohë, deputetë shqiptarë në Mal të Zi thanë se nuk i konsiderojnë si kushtëzime deklaratat e Vujanoviqit dhe se Podgorica është e interesuar për raporte të mira me Prishtinën.

Deputeti shqiptar në Mal të Zi Ferhat Dinosha tha sot për “Radio Kosovën” se nuk bëhet fjalë për kushtëzime. Sipas tij, mungesa e angazhimit të vetë malazezëve në Kosovë duket se ka ndikuar që ata të mos figurojnë në Kushtetutë. /ktv/rtk/telegrafi/