LAJMI I FUNDIT:

Po kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet në Pejë i dyshuari për trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike

Po kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet në Pejë i dyshuari për trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike
Foto: Arkiv

Një person i cili ishte në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar, është arrestuar të martën mbrëma në Pejë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 12.09.2023, ka arrestuar një person. Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar”, thuhet në njoftim.


Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore turke, dyshohet se është i përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike.

Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori