LAJMI I FUNDIT:

Playboy nga Filipinet pa lakuriqësi

Playboy nga Filipinet pa lakuriqësi

Edhe filipinezët së shpejti do të bëhen me versionin e vet të revistës së meshkujve, Playboy, por pa fotografi të zhveshura. Në pajtim me pikëpamjet katolike do të bëhet fjalë për një revistë lifestyle me tema aktuale.

Versioni i parë i Playboyt filipinez do të paraqitet në treg gjatë muajit prill, por pa femra lakuriqe që është gjë tipike për këtë revistë meshkujsh.

Në edicionin filipinez të Playboyt nuk do të mund të shihen femra të zhveshura në pozita erotike, ka thënë të enjten kryeredaktori Beting Laygo Dolor. Playboy filipinez do të jetë "një revistë lifestyle për meshkuj dhe gra të suksesshme, me artikuj mbi temat aktuale", ka sqaruar Dolor.