Edukimi dhe Menaxhimi i Sistemit Arsimor gjatë situatës me pandeminë coronavirus dhe kontributi i diasporës nga Gjermania, ka qenë temë e debatit të sotëm virtual të profesionistëve arsimorë nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania.
Qëllimi i këtij takimi ishte që përmes bashkëbisedimit të trajtohen mundësitë dhe sfidat e bashkëpunimit dhe angazhimit profesional në vendet e origjinës për menaxhimin e sistemit arsimor, duke pasur parasysh dëmet të shkaktuara nga pandemia.
Njohësi dhe eksperti i fushës së arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se mbyllja e institucioneve arsimore, për shkak të pandemisë, dhe kalimi i procesit mësimor në platformën online nuk është treguar efektiv për nxënësit.
“Edhe ne si 91% të popullsisë të nxënëse dhe studentëve të botës, na ka zënë në befasi. Në këtë rast Kosova nuk ka qenë sui-generis, bile unë mund t’ju jap një ilustrim. Ditën kur është shpallur pandemia, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e institucioneve arsimore. Unë të nesërmen, më 12 mars, hyra në ueb faqen e UNESCO-s, duke shpresuar se do të gjej ndonjë udhëzim për organizimin e mësimit online, por nuk gjeta asgjë të dobishme. Kjo tregon se sa e papërgatitur ka qenë bota për një situatë të tillë. Se si ka qenë mësimi online, me siguri nuk ka mundur të jetë efektiv si mësimi me prezencë, pasi që mësimi online është për një moshë më tepër për arsimin e lartë, andaj gjatë këtij procesi ka pasur edhe humbje mësimore”, ka thënë Pupovci.
Drejtoresha e Qendrës për botime të diasporës, Mimoza Hysa, ka treguar se gjatë kohës sa është mbajtur procesi mësimor në distancë, kanë pasur mundësinë që të përdorin një platformë online, e cila zhvillon lëndët mësimore sipas kurrikulës së Shqipërisë. Ajo ka bërë të ditur se janë në proces të hartimit të një platforme vetëm për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
“Situata e COVID vë në pikëpyetje të madhe mënyrën se si do të vijohet me mësimin e gjuhës shqipe, në këtë rast qendra kishte parashikuar që të ofronte njëfarë lloj platforme në ndihmës të mësuesve dhe bëri të mundur qasjen e mësuesve në platformë. ‘School me’ është një platformë e hartuar, e testuar tashmë, por nuk është posaçërisht për diasporën. Ajo është një platformë, e cila zhvillon lëndët mësimore sipas kurrikulës së Shqipërisë që përfshin klasat 1 deri 9, pra nuk kemi një platformë të përshtatshme të diasporës dhe ne shfrytëzuam resurset që ishin të gatshme. Ndërkohë qendra është në proces të hartimit të platformës së gjuhës shqipe për diasporën”, ka thënë ajo.
Për menaxhimin e pandemisë në sistemin arsimor nga Kosova ka folur udhëheqësja e divizionit për plan-programe dhe kurrikula në MASH, Feime Llapashtica, e cila ka thënë se platforma online nuk ka qenë e mirëfilltë, për shkak të situatës me coronavirus.
“Edhe Kosova sikur vendet e tjera të rajonit dhe botës u gjend në një situatë të pa përgatitur, sa i përket situatës me COVID-19. MASH në kohë shumë të shkurtër ka organizuar dhe filluar me mësimin online. A ka qenë një përgatitje e mirëfilltë? Nuk mund të themi se po, pasi ka qenë një përvojë e parë dhe mësimdhënësit kanë qenë në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë. Në fillim ka pasur sfida jashtëzakonisht të mëdha, por me kalimin e kohës, stafi ka ndihmuar që sadopak mësimdhënia të organizohet dhe fëmijët t’i ndjekin njësitë mësimore. Sfidë tjetër ka qenë kyçja e të gjithë nxënësve duke pasur parasysh që shumica e pjesëve të Kosovës nuk kanë qasje në internet dhe pajisje teknologjike”, ka thënë ajo.
Ndërsa, mësimdhënësi nga universiteti ushtarak i Hamburgut, Muhamet Idrizi, ka theksuar se gjatë kësaj kohe kanë punuar rreth 6 muaj që të bëjnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe si mësim të gjuhës së dytë të huaj zyrtare.
“Në momentin kur filloi mësimi dhe numri u rrit shumë, erdhi koha e koronës, nuk po flas si mësues gjerman, por për pjesën e mësimit plotësues të gjuhës amtare, patëm sfida të jashtëzakonshme, sepse askush nuk ishte i përgatitur për një sfidë të tillë, as te pala gjermane, por as nga institucionet tona shtetërore. Ne e shfrytëzuam rastin dhe luftuam rreth 6 muaj të bëjmë mësimin plotësues të gjuhës shqipe si mësim të gjuhës së dytë të huaj zyrtare. Tani, në Hamburg në vitin e ardhshëm mësimi do të bëhet për herë të parë në Gjermani i barabartë me gjuhën latine, spanjolle, turke, italiane që nuk ka qen këtu kurrë dhe nota do të vendoset në dëftesë dhe do të ketë ndikim në mesataren e cila e bën mësimin atraktiv”, ka thënë ai.
Diskutimi “Edukimi dhe menaxhimi i sistemit arsimor gjatë situatës me COVID-19 dhe kontributi i diasporës nga Gjermania”, është organizuar nga organizata GERMIN në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-13-215506-e1739481125833-780x439.png)
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë
![Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/PDK-konference-Bedri-Hamza-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
![Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/Hashim-Thaci-780x439.jpg)
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi