Në Rusi është gati një plan i ri, i cili parashikon migrimin e miliona rusëve drejt pjesës lindore të territorit. Të trembur nga rritja demografike e shtetasve kinezë në kufi, zyrtarët rusë duan që të shtojnë praninë e banorëve, për të shmangur një pushtim kinez.
Të hënën, Presidenti Vladimir Putin firmosi një ligj, i cili i ofron çdo qytetari rus një pjesë të madhe toke në zonat e papopulluara ruse të Lindjes së Largët.
“Të gjithë qytetarëve do t’u jepet e drejta që të aplikojnë deri në një hektar tokë në provincat e Kamchatka-s, Primorye-s, Khabarovsk-it, Amur-it, Magadan-it dhe Sakhalin-it, në republikën e Sakha-s, apo distriktet autonome të hebrenjve dhe Chukotka-s”, ishte lajmërimi nga ana e institucioneve shtetërore.
Këtu bëhet fjalë për një hapësirë gjeografike të shtrirë në një gjerësi të madhe, që shkon deri në pjesën e sipërme të arktikut dhe i afrohet Alaskës, poshtë në brigjet larg ishujve të Japonisë, e thellë në territorin siberian.
Ata shtetas rusë, të cilët janë të interesuar në këtë sipërmarrje të rrezikshme, mund ta mbajnë pjesën e tyre të tokës, pa i paguar asnjë lloj takse shtetit për rreth 5 vjet.
Pas kësaj, ata do të mund të marrin të drejtën e pronësisë për tokën e tyre, nëse vërtetojnë se e kanë vënë në përdorim në këto vite që e kanë marrë në zotërim.
Kjo lëvizje bën pjesë në planin që Moska zyrtare ka për të rritur potencialin e një terreni të pashfrytëzuar të një krahine që vazhdon edhe në ditët e sotme që të ketë një lloj statusi si ai i “Perëndimit të egër’.
Pamjet aty janë mjaft spektakolare, terreni i pasur, por numri i popullsisë i pakët. Aty mund të gjenden fiset indigjene të zonës, pasardhësit e të internuarve politikë të ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe banorë të ngelur nga skemat e harruara të shtetit komunist.
Por ka edhe shqetësime që janë më të mëdha dhe kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Vetëm rreth 7.4 milionë rusë popullojnë “Lindjen e Largët” ruse.
Ndërkohë që përgjatë kufirit të ngrirë me Kinën, qëndrojnë më shumë se 100 milionë njerëz, të cilët vuajnë nga mungesa e hapësirave në verilindje të shtetit të madh aziatik.
Vitet e fundit, shqetësimi në Moskë është rritur së tepërmi, nga perspektiva e “kinëzimit” të territorit të saj të “Lindjes së Largët”. Bizneset kineze kanë nisur që të futen në krahinë, ndërkohë që numri i komuniteteve kineze, të cilat kompensojnë mungesën e krahut të punës, është shtuar.
Por ka edhe një argument demografik të pakundërshtueshëm. Në anën ruse, numri i lindjeve sa vjen edhe bie, kurse në anën kineze, ato shtohen vazhdimisht.
Në të kaluarën, një pjesë e mirë e territorit të “Lindjes së Largët” ishte pjesë e perandorisë kineze. Por në vitin 1860, në Konventën e Pekinit u vendos, që perandoria ruse atëherë e fortë dhe në proces zgjerimi, ia mori këtë hapësirë të madhe kinezëve të cilët ishin dobësuar së tepërmi pas “Luftës së dytë të Opiumit”.
Në verën e kaluar, një zyrtar i qeverisë ruse sugjeroi që popullata në “Lindjen e Largët” duhet që të shtohet gjashtë herë e të kapë numrin e 36 milionë banorëve. Dhe ai propozoi skemën e shpërndarjes së tokave për të arritur qëllimin.
“Ne e shikojmë këtë projekt si një mundësi për qytetarët rusë që të arrijnë suksesin në territorin tonë të Lindjes së Largët dhe të mund të tërheqim njerëz në këtë krahinë”, tha Alexander Galushka, ministër i ngarkuar për zhvillimin e “Lindjes së Largët”. Gjithsesi, skepticizmi ngelet për suksesin e një migrimi të brendshëm në këto zona lindore.
Në shtator, në një samit në qytetin port të Vladivostokut në Paqësor, Presidenti Putin inkurajoi investimet në këtë zonë, përfshirë këtu edhe kompanitë nga Kina. “Lindja e Largët është e hapur për këdo që është i gatshëm për të bashkëpunuar”, tha ai.
Javën e kaluar, Kremlini nisi një tjetër sipërmarrje që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në këtë zonë. Rusët lëshuan raketën e parë në kozmodromin “Vostochny”, një stacion i ri hapësinor në krahinën Amur, që do ta zvogëlojë kështu varësinë nga stacioni hapësinor në Kazakistan.
Por jo të gjithë kanë tërheqje për këtë nismë të Rusisë për të populluar Lindjen e Largët.
Sipas mediave ruse, përcjell GazetaShqip, protestues dhe zyrtarë në krahinën e Sakha-s, shprehën shqetësim në muajin mars në lidhje me një mësymje të banorëve të rinj në këtë krahinë. Ata i tremben një lloj situate “ethesh ari” të shekullit të 21.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend
Gjykatësja ndalon përkohësisht ngrirjen e granteve dhe kredive nga Trump
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij