LAJMI I FUNDIT:

Plani “3-6-9”, prezantohen 73 masat e para (Video)

Plani “3-6-9”, prezantohen 73 masat e para (Video)

100 njerëz të organizuar në 10 grupe pune do të përcjellin realizimin e Planit “3-6-9”, në kuadër të Sistemit të sapo-krijuar për monitorim, implementim dhe informim. Zv.kryeministër për çështjen e evropiane theksoi se plani tre mujor përfshin gjithsej 73 masa që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme, raporton Alsat M.

Plani në tre-mujorin e parë parasheh 73 masa në 11 fusha. Më së shumti ka në gjyqësor, diku 13 masa, 11 për zgjedhjet lokale, 9 për Kuvendin dhe të tjera, të cilat duhet të realizohen. Qëllimi i kësaj tribune tematike është për ta prezantuar tani Sistemin për implementimin e këtyre 73 masave për çka na duhet mbështetje nga sektori joqeveritar, nga të gjithë. Sistemin do ta koordinojë Sekretariati për Çështje Evropiane dhe unë si koordinator i këtij plani – deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Zv/kryeministri, Osmani edhe një herë theksoi se tema e euro-integrimit duhet kuptuar si mbi-partiake, mbi-etnike e mbi-nacionale duke ftuar edhe opozitën për bashkëpunim. Sektori civil nga ana tjetër kërkon që bashkëpunimi i tij me Qeverinë të institucionalizohet e jo t’i lihet vullnetit të lirë. Një dokument të ngjashëm për reformat e nevojshme u prezantua kohë më pare prej OJQ-ve I njohur si “Blueprint”.


Në fillim të muajit korrik një grup prej 73 organizatash reviduan këtë dokument, d.m.th. u kyçën 126 ekspertë dhe e pamë të nevojshme të hartojmë masa prej 3-6-9 deri në 12 muaj prioritete, fushat u zgjeruan nga ajo që inicialisht ishin të mbuluara. Tani kemi të mbuluara 15 fusha, nga 9 të mbuluara fillimisht. Ne shumicën e këtyre masave e kemi parë të inkorporuar në Planin e Qeverisë 3-6-9, mirëpo mendojmë se ky plan mund të zgjerohet edhe më tepër – tha Ardita Abazi, Instituti për Politikë Evropiane.

Zv/kryeministri Osmani edhe një here përsëriti se Qeveria do të punojë paralelisht në dy trajektore. E para është realizimi i Planit 3-6-9, kurse trajektorja e dytë ka të bëjë me marrëdhëniet ndër-etnike dhe ato fqinjësore, ku pos Ligjit për gjuhën shqipe që do të miratohet në këtë tre-mujorsh, përfshihet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori