Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë̈, në Romë, për herë të parë, u nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Italisë.
Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), kolonel Hasan Hoxha në emër të Ministrisë̈ së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe kolonel David Morpurgo nga shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë̈.
Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes të cilat do të realizohen në mes Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e intensifikohet edhe më tej.
Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe shefi i Departamentit të Planifikimit dhe Financave në SHPFSK, kolonel Agron Bajrami, shef i Departamentit për Operacione dhe Trajnim në SHPFSK, kolonel Ejup Maqedonci, dhe znj. Edona Abazi Zylfijaj, zyrtare e DBNIE-së.
Nga pala italiane në bisedimet ishte prezent edhe komandanti Miretti, nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë̈.
“Delegacioni ynë, në Romë , u pritën edhe në ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, nga ana e ambasadores Lendita Haxhitasim. Ajo u njoftua nga ana e delegacionit tone për planin bilateral të nënshkruara. Ambasadorja Haxhitasim premtoi mbështetjen e saj në funksion të realizimit sa më efektiv të planit përkatës si dhe angazhimin e saj në forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mes dy ministrive dhe forcave respektive”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Hamza: Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi