Nga: Agim Baçi
Shumëkush mund ta ketë lexuar, dëgjuar apo parë film përpjekjen e Santiagos, personazhit të një prej romaneve më të rëndësishëm të letërsisë botërore, “Plaku dhe deti”, të Ernest Heminguejit. Gjithçka nis pas 84 ditësh ku heroi ynë vijon të mos fusë dot asnjë peshk në rrjetën e tij. Por, i ka dhënë fjalën Manolinit, nxënësit të tij të ri, se do t’i japë fund sezonit të pafat dhe do të udhëtojë sërish drejt peshkimit.
Ai arrin me varkën e tij të vogël të kapë peshkun në mes të Golfstrimit. Është peshku që ai gjithnjë e ka ditur se ku është – peshku Marlin. Është peshku që ai e ka kapur lehtësisht në rini. Por, gjërat nuk janë më si më parë për Santiagon, pasi as mosha e as mjetet që ka në dorë nuk janë në favorin e tij. Në tri ditë beteje ai flet me triumfin e tij, e vlerëson që ka qenë një peshk i fortë, por që tashmë atij do t’i duhet ta çojë në breg, pasi nuk vlen vetëm fakti që e ka në rrjetën e tij. Por, nuk është e thjeshtë. Më së pari duhet të luftojë me peshkaqenin e madh Mako, të cilën Santiago, pas një beteje rraskapitëse e vret me fuzhnjën e tij.
Por, kjo fitore me peshkaqenin Mako është edhe nisja e humbjes së gjithçkaje që ka kapur, pasi gjurmët e gjakut që ka lënë në betejën me Marlinin, bëjnë që peshkaqenë të tjerë t’i afrohen dhe të gllabërojnë pothuajse tërë trupin e pajetë të Marlinit. Në fund, Marlini përfundon thjesht në një skelet i përbërë kryesisht nga shtylla kurrizore, bishti dhe koka e tij. Kur Santiago e nxjerr në breg, ai peshk i përket historisë, kuriozitetit, betejës, por jo vetë atij, e aq më pak Manolinit për të cilin Santiago u nis t’i tregonte se ishte i zoti, se nuk ishte dorëzuar.
I trishtuar nga ky fund me peshkun që e kish kërkuar me aq ngulm, Santiago kthehet në shtëpi, shtrihet mbi shtratin e tij dhe bie në një gjumë të thellë.
Janë të shumtë ata që e lexojnë trishtimin e Santiagos si pasojë e një beteje të gabuar me krenarinë, e një beteje të nisur në kohën e gabuar, pa mjetet e duhura dhe i vetëm. Dhe, beteja e tij për të shkuar në thellësi, i vetëm, i braktisur nga të gjithë, duke besuar se dikur kishte qenë i zoti në këtë betejë, është lexuar si një rrëfim për hapat që ne shpesh nisim atëherë kur nuk mundemi, kur koha mund të na nxjerrë në breg me një skelet, që i ka shërbyer vetëm peshkaqenëve, por jo atij që nisi betejën.
Edhe pse gjithçka nis si një betejë për dinjitetin e Santiagos, duket se humbja vjen nga ajo që ai nuk ka llogaritur – nuk është më i fuqishëm për një peshk të tillë, nuk fiton dot me varkën që ka, dhe për më tepër, është i braktisur në këtë betejë.
Çmimi “Nobel” për këtë vepër është ndoshta pikërisht për t’i kujtuar kujtdo prej nesh se disa beteja kanë kohën e vet. Askujt prej nesh nuk i duhet skeleti i një peshku që ka ushqyer vetëm peshkaqenët. Dhe, i gjithë rrëfimi, që bart kujtime e dilema shpirtërore, duket sikur na fton të mendojmë dhe besojmë se për udhëtimet që duhet të bëjmë në jetët tona, për betejat tona, do na duhet të kuptojmë kohën tonë.
Në betejat tona, pa dyshim që krenaria është e rëndësishme, por ajo nuk vlen kur përdoret për të na çuar me këmbëngulje drejt humbjes. Aq më pak na duhet që krenaria dhe dinjiteti ynë të kthehet në pengesë edhe për jetët e të tjerëve.
Kjo betejë kthehet në një trishtim më të madh sidomos kur përdoret në politikë, pasi ata që i hyjnë këtij “peshkimi” rrezikojmë që dëshirën e madhe për fitore ta kthejmë në një skelet që nuk i duhet askujt, përveç peshkaqenëve!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Historianët polakë rrëfejnë Ndre Mjedën në Krakov](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Ndre-Mjeda-e1519125626968-780x439.jpg)
Historianët polakë rrëfejnë Ndre Mjedën në Krakov
![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
![Karnavalet, origjina dhe domethënia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/03/Karnavalet2-e1551778629448-780x439.jpg)
Karnavalet, origjina dhe domethënia
![Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/camet-780x439.jpeg)
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
![Pse është tepër vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore?!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Bomba-780x439.jpg)
Pse është tepër vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore?!
![Cilat janë monumentet e lashta në Kosovë që do të mbrohen nga UNESCO? (Video)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/cilat-jan-euml-monumentet-e-lashta-n-euml-kosov-euml-q-euml-do-t-euml-mbrohen-nga-unesco-video_hd-780x439.jpg)
Cilat janë monumentet e lashta në Kosovë që do të mbrohen nga UNESCO? (Video)
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim