LAJMI I FUNDIT:

Plagoset për shkak të pushimit mjekësor

Plagoset për shkak të pushimit mjekësor

Një amerikan i cili ka dashur me çdo kusht të merrte pushim mjekësor ka shkuar aq në ekstrem, sa që i ka kërkuar nga shoku të tij që ta qëllonte me armë zjarri në krah, ka bërë të ditur policia në Pasko, në shtetin federal të Washingtonit.

Fillimisht kur kishte biseduar me policët, Daniel Coock u kishte thënë atyre se ishte qëlluar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje, derisa ky kishte qenë duke vrapuar.

Detektivët e policisë më vonë kanë zbuluar se Coock i kishte kërkuar një shoku të tij që ta qëllonte atë me pistoletë, në mënyrë që ky të mos shkonte në punë, ku i kishin kërkuar t’i nënshtrohej testit të drogës.

Miku i Coockut është arrestuar për shkak të rrezikimit të jetës, ndërsa Coock është arrestuar për shkak të deklaratës së rrejshme.