LAJMI I FUNDIT:

Plaçkit shtëpinë për të kontrolluar llogarinë e Facebookut

Plaçkit shtëpinë për të kontrolluar llogarinë e Facebookut

Policia italiane ka kryer arrestimin e parë të saj me anë të e-mailit. Një i ri 26-vjeçar ka hyrë me dhunë në një shtëpi në Romë për të kontrolluar se çfarë miqtë e tij bënin në Facebook.

Kërkimi policor nuk ka zgjatur shumë, sepse me një klikim të miut kompjuterik ka kuptuar se kush është plaçkitësi i një çifti bashkëshortor.

I riu me gjasë mezi ka pritur t’u tregoj miqve të vet se si po kalonte në pushime, dhe si çdo hajn tjetër “i ndershëm” nuk e ka marrë gjahun e plotë nga shtëpia por vetëm disa imtësira, të cilat pas arrestimit, u janë kthyer pronarëve.