LAJMI I FUNDIT:

Piloti nga Lufta e Dytë Botërore varroset pas 64 vitesh

Piloti nga Lufta e Dytë Botërore varroset pas 64 vitesh

Piloti britanik, i cili ka vdekur gjatë bombardimit të Berlinit para 64 vitesh, më në fund do të varroset me gjitha nderimet ushtarake, njofton BBC.

Rreshteri John Bremner ka vdekur në moshën 21 vjeçare, së bashku me ushtarë tjerë, kur aeroplani i tyre bombardues "Halifax" është rrëzuar përtokë në vitin 1944.

Mbetjet e tij mortore nuk janë gjetur deri në vitin 2006, kur njëri prej anëtarëve të mbijetuar të ekuipazhit, ish-piloti Reg Wilson, ka zbuluar vendin e rrëzimit të avionit.

Bremner do të varroset në varrezat e luftës Heerstrasse në Berlin, pranë rreshterit Eric Church dhe Kenneth Stanbridge, të cilët kanë vdekur së bashku me të.