Pilotët ushtarakë grekë, të cilët ishin në përcjellje nderi të aeroplanit zyrtar të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, refuzuan ta përshëndesin kur ai arriti për vizitë zyrtare në Greqi, e para kjo e një shefi të shtetit turk në Greqi pas 65 vjetësh.
Gazeta greke “Ta nea” sot shkruan se dje në ora 10.15 aeroplani presidencial turk “Airbus A330-200” hyri në hapësirën e kontrollit ajror grek në jug të ishullit grek Hios në Egje.
Derisa aeroplani po fluturonte në kufijtë e kontrollit turk, ai është përcjellë nga dy aeroplanë luftarakë “F-16C” të aviacionit turk, dhe për një kohë të shkurtër pa leje kanë hyrë në territorin grek.
Aeroplanët luftarakë turq janë larguar në anën e tyre të kufirit sapo kanë parë që drejt aeroplanit presidencial të Turqisë po afroheshin tre aeroplanë luftarakë grekë “F-16” nga eskadrila 337, e cila sipas detyrës kishte për detyrë të bënte përcjelljen e nderit në pajtim me protokollin diplomatik për t’i treguar mikpritje mysafirit të lartë, por edhe për arsye sigurie, shkruan gazeta.
Pastaj, komandanti i aeroplanit presidencial, oficeri i aviacionit turk, kërkoi përmes radios që të largohen aeroplanët grekë, duke thënë se nuk dëshiron përcjelljen.
“Ta nea” mëson se komandanti i shoqërimit luftarak grek u përgjigj se avioni turk ndodhej në hapësirën e Greqisë dhe se forca e saj ajrore është përgjegjëse për sigurinë e avionit presidencial.
Aeroplanët grekë vazhduan të ndjekin aeroplanin presidencial “Airbus”, derisa ai u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”.
Gazeta shkruan se tre gjuetar grekë, një shenjë të mos respektimit të pilotit, pas uljes së aeroplanit së Erdoganit nuk bën përshëndetjen lamtumirëse në formacion të mbyllur siç e bëjnë zakonisht. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?