Një gazetar veteran në Shtetet e Bashkuara, i cili është zgjedhur për të moderuar debatin e dytë midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sfiduesit të tij, Joe Biden, u pezullua nga puna, pasi pranoi se ka gënjyer se llogaria e tij në Twitter është hakuar.
Steve Scully, gazetar i kanalit kabllor C-SPAN, u pezullua për kohë të pacaktuar.
Scully do të moderonte debatin e planifikuar për 15 tetor, por ai është anuluar, pasi organizatorët e kanë shndërruar në debat virtual.
Organizatorët e kanë cilësuar si shqetësim infektimin e Trumpit me coronavirus, por Trump ka refuzuar të marrë pjesë në debat virtual.
Javën e kaluar, Scully ka qenë i përfshirë në një shkëmbim në Twitter me Anthony Scaramuccin, ish-ndihmës i Trumpit, tani kritik i tij.
Scully është dukur se ka kërkuar këshilla prej tij.
Kur shkëmbimi ka nxitur polemika, Scully ka thënë se llogaria e tij është hakuar.
Në një deklaratë të kërkim-faljes, Scully tha se ka zhgënjyer kolegët e tij. “U kërkoj falje atyre”, tha ai.
“Ne u dëshpëruam shumë nga ky lajm dhe nuk i falim veprimet e tij”, tha përmes një deklarate kanali C-SPAN.
Scully ka mbuluar zgjedhjet presidenciale në C-SPAN për gati 30 vjet dhe ka krijuar një reputacion për mbulim të balancuar.
Është e paqartë se kur do të kthehet, por pezullimi i tij sugjeron se ai do të jetë jashtë programit në natën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa