LAJMI I FUNDIT:

Pësoi rënie kostoja e ndërtimit

Pësoi rënie kostoja e ndërtimit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e dytë të këtij viti, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë pësoi rënie prej -1.5%, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas ASK-së, rënia më e madhe ishte te: kategoria e energjisë -17.3%; transporti -16.7%; materialet ndërtimore -1.4%; si dhe kostot e tjera -0.9%.

ASK thotë se rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve të kategoritë: paga 0.2%, si dhe materialet materialet elektrike, 0.8%; dhe materialet hidro-sanitare, 0.8%.


Kurse, indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë në tremujorin e dytë të këtij viti pësoi rënie prej -1.9%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar tremujorin e dytë të vitit 2015.

“Rënia më e madhe u vërejt te kategoritë: makineria -33.3 %; energjia -16.5 %; materialet ndërtimore -1.0%; materialet elektrike -1.0%; si dhe kostot e tjera -0.1%. Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve ta kategoria e makinerive prej 3.3%; si dhe të materialet hidro-sanitare 1.9%”, thuhet në komunikatën e ASK-së.