LAJMI I FUNDIT:

Pesë vjedhje për 24 orë në Kosovë, vidhen para të gatshme, vetura e cigare

Pesë vjedhje për 24 orë në Kosovë, vidhen para të gatshme, vetura e cigare
Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë vjedhje në Policinë e Kosovës.

Një grabitje, tri vjedhje të rënda dhe një vjedhje tjetër në një market kanë ndodhur në këto 24 orë, ku raportohet se janë vjedhur para të gatshme, një veturë, e cila më pas është gjetur dhe në një qendër tregtare janë vjedhur sasi e konsiderueshme e cigareve.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:


Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 07.12.2020 – 09:04. Ankuesi mashkull  kosovar (punëtor sigurimi), ka informuar se deri sa ishte me viktimën femër kosovare (menaxhere e marketit) duke dorëzuar të hollat në bankës, rrugës,  dy persona të maskuar kanë grabitur çantën. Sipas viktimës dhe ankuesit, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dhe në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë.

Grabitje në Podujevë, duke i deponuar ia marrin paratë  
Lexo po ashtu Grabitje në Podujevë, duke i deponuar ia marrin paratë  

Fsh. Bërnicë e Ultë, Prishtinë07.12.2020 – 04:30. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se perona të pa njohur i kanë vjedhur një veturë dhe dy gjedhe. Vetura është gjetur e braktisur dhe nga njësiti policor është bërë ekzaminimi  ku është vërejtur se i është vjedhur vetëm kasetofoni.

Graqanicë 07.12.2020 – 16:30. Ankuesja femër  kosovare ka informuar se persona të pa njohur kanë hap me forcë veturës e saj dhe kanë vjedhur çantën e krahut dhe disa dokumente.

Fushë Kosovë 07.12.2020 – 11:55. Ankuesi mashkull  kosovar (sigurim i marketit), ka raportuar se një persona i pa njohur kishte kryer një vjedhje dhe pasi që ankuesi ka tentuar të ndaloj, i njëjti ka ekspozuar një pistoletë dhe më pas ka hedhur në tokë gjësendet e vjedhura jashtë marketit.

Rr. Adem Jashari, Hani Elezit 07.12.2020 – 05:20. Raportohet se persona të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në objektin e një qendre tregtare dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të cigareve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori