LAJMI I FUNDIT:

Pesë video të ndryshme që dëshmojnë se “kush bën keq, e gjen të keqen”

Pesë video të ndryshme që dëshmojnë se “kush bën keq, e gjen të keqen”

Të gjithë duan të shohin sesi njerëzit e këqij paguajnë çmimin për atë çfarë kanë bërë, dhe jo më kot thuhet në popull se “kush bën keq, padyshim se e gjen të keqen”.

E për ta dokumentuar këtë janë publikuar pesë video të ndryshme, të disa ngjarjeve që kanë ndodhur në vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

Në videon e parë, shihen dy gra duke e gjuajtur me ve shtëpinë e ish-partnerit në Detroit, Michigan.


E kur tentojnë të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, gjërat shkojnë tmerrësisht keq. Ato përplasen me një veturë tjetër derisa po largoheshin me automjet nga vendi i ngjarjes.

Rasti i dytë është kur një grua e godet me shuplakë në fytyrë një vajzë të vogël, e cila po ecte në trotuar me të ëmën diku në Brazil.

Por sulmuesja nuk u largua as edhe një metër dhe i erdhi përgjigja. Një kalimtar rasti e nokauton si shenjë hakmarrje për veprimin e bërë.

E një hajni që vodhi një motoçikletë me katër rroga në jug të Floridas, u filmua kur u përplas me një pemë me mjetin motorik.

Ngjarja e katërt është me një burrë i cili kishte modifikuar veturën e tij, për të testuar nëse i mbijeton përmbytjeve, por që i ngec në mes të ujit.

E krejt në fund, një burrë vazhdimisht provokonte një qen duke menduar se po qëndronte matanë rrethojave që ishin të lidhura me zinxhirë.

Megjithatë, kur ktheu kokën pa që qeni po qëndronte prapa shpinës së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori