LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vdekur dhe 140 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 140 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë bën me dije se janë 5 viktima dhe 140 raste të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Ajo që vihet re është se një 46 vjeçar nga Gjirokastra që ndërroi jetë nga COVID-19, ishte pa sëmundje të tjera. Po ashtu edhe një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, ndërsa ka ndërruar jetë një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të japin kontributin e tyre në këtë luftë kundër virusit duke respektuar masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.


Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127″, njofton ministria.

Në trend Lajme

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kalo në kategori