LAJMI I FUNDIT:

Pesë për qind e rrymës KEK për nevojat e veta

Pesë për qind e rrymës KEK për nevojat e veta

Korporata Energjetike Kosovës (KEK) nga sasia e energjisë që prodhon, prej 4 deri në 5 për qind të saj, e shfrytëzon për nevojat e veta, të tjerat mbesin për furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.

Sipas statistikave të zyrës për informim të KEK-ut, për nga shpenzimi i energjisë prijnë minierat, pastaj termocentralet e kështu me radhë. “Minierat harxhojnë prej 20-30 megavatë orë energji elektrike, TC ‘Kosova A’ prej 12-14 megavat, TC ‘Kosova B’ diku 25 megavat si shpenzime vetanake, këto nuk e zvogëlojnë prodhimin në prag, të tjera nëpër zyrat e KEK-ut, diku përafërsisht 5 megavat”, tha zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala.

Por, sasia e energjisë së shpenzuar nga KEK-u varet edhe nga sasia e prodhuar e energjisë elektrike nëpër blloqe.

“Nëse prodhohen 560 megavat për orë shpenzimi është 30 megavat, nëse ne i prodhojmë 720 Megavate atëherë shpenzimi është 32 megavat”, tregon Buzhala, për Telegraf.


Nga totali i energjisë së prodhuar në blloqet e KEK-ut, kjo e fundit për nevoja të veta shfrytëzon rreth 4 deri në 5 për qind.

Një bllok i TC “Kosova A” dhe dy blloqet e TC “Kosova B” në total prodhojnë prej 555 deri në 680 megavat orë energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori