LAJMI I FUNDIT:

Pesë këshilla mode nga Rachel Zoe

Pesë këshilla mode nga Rachel Zoe

Një nga mbështetëset më të mëdha të pamjes ‘boho-chic’, Rachel Zoe ka veshur shumë vipa duke filluar nga Mary Kate e deri tek Ashley Olsen dhe gjithmonë veshjet e saj në një mënyrë ose tjetrën kanë goditur në shenjë.

Zbuloni më poshtë disa këshilla nga ajo që mund t’i zbatoni shumë thjeshtë në veshjet tuaja.

Trendet më të mira sipas stilit tuaj
“Ju duhet të interpretoni çfarë është trend për momentin dhe ta bëni të duket bukur tek ju. Nëse kostumet janë shumë “in” për momentin por ju nuk jeni tipi i kostumeve, vishni xhaketën me një palë xhinse dhe Converse”- thotë Rachel për revistën Elle.

Kujdes me gjatësinë e pantallonave
Duke qenë se shumë femra nuk veshin një palë pantallona për të gjithë këpucët, duke i përshtatur ato njëherë për të sheshta e njëherë për këpucë me taka, një nga këshillat më të mira nga Zoe është t’i mbani pantallonat pak a shumë të një stili dhe të siguroheni që të jenë pak cm mbi dysheme.


Mos i shmangni pantallonat e gjëra në fund
Megjithëse xhinset e ngushta pas trupit duken gjithmonë shumë bukur, stilistja është një fanse shumë e madhe e pantallonave “kauboj”. “Ato e zgjasin vërtetë shumë këmbën. Njerëzit mendojnë se duhet të veshin çdo gjë të ngushtë pas lëkurës për t’u dukur më të dobët, por jo gjithmonë është kështu”- shpjegon ajo.

Ktheni sytë me aksesorë të mëdhenj
Një këshillë nga Rachel Zoe që e ka përdorur me Nicole Richie, shkruan Beauty, është të përdorësh aksesorë të mëdhenj. Një varëse e ngarkuar me një çantë shumë të madhe krijon një stil shumë modern, me ose pa ngjyra të forta.

Streçet janë zgjidhje e shkëlqyer për mamatë
Këshilla më e mirë e stilit nga Rachel Zoe për femrat shtatzënë dhe mamatë e reja është që të luajnë duke përzierë stilin me rehatinë. Kombinojini me triko të gjata, xhaketa të ngushta dhe shtoni ndonjë bizhuteri. “Vishni streçe dhe çizme të sheshta, një xhaketë të bukur dhe pak buzëkuq”. /Telegrafi/