Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kanë përuruar rrugën Bare-Gumnishtë, rrugë kjo që i lidhë Mitrovicën me Vushtrrinë dhe që i jep perspektivë zhvillimit të turizmit të Shalës së Bajgorës.
Ministri Lekaj, duke i falënderuar dy kryetarët e komunave të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, tha se ky projekt është një ndër projektet e shumta që Ministria e Infrastrukturës po i zhvillon në shërbim të qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të turizmit të kësaj ane. Lekaj Po ashtu tha se ky projekt ka rëndësi që qytetarët e kësaj ane të mos shpërngulen nga kjo zonë dhe ta zhvillojnë turizmin në vendin e tyre.
Kryetari Bahtiri e ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e shumë projekteve të komunave të Kosovës dhe e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm këtë rrugë, e cila i lidhë dy qytetet.
Kurse edhe kryetari Tahiri tha se ky projekt do të kthej gjallërinë në këtë pjesë të bukur të Kosovës, Shalës së Bajgorës dhe për këtë projekt meritori kryesor është ministri Lekaj, i cili po i jep rëndësi kësaj zone.
Kryetari Tahiri ka ndarë shqetësimin e dy komunave, lidhur me zgjerimin e rrugës në Vushtrri, ndërsa ministri Lekaj i ka siguruar dy kryetarët se tashmë janë kontraktuar tri kompani dhe se së shpejti do të gjendet zgjidhja dhe punimet do të vazhdojnë sipas projektit dhe planit të paraparë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

“Së bashku për një rifillim”, Al Trade Market hap pikën e re në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Sa kushton shporta e konsumatorit në Kosovë?

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet