Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzad Sinani dhe me zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, përuroi përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Topanicë – Dajkoc në komunën e Kamenicës, te memoriali i Metush Krasniqit dhe fillimin e punimeve në rehabilitimin e rrugës Muçivërc – Kranidell.
Më pas, ministri Zharku me kryetarin e komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviç dhe me nënkryetarin e kësaj komune, Bajrush Ymerin, inauguroi asfaltimin e pjesshëm të rrugës Gjilan – Novobërdë, në fshatin Kosaqë.
Ai siguroi banorët e këtij rajoni se këto projekte do të realizohen me kohë dhe me kualitet të lartë. “Përveç këtyre projekteve, vitin e ardhshëm në komunën e Kamenicës do të realizojmë edhe shumë projekte të tjera. Do të mundohemi që t’i plotësojmë nevojat dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane duke përmirësuar infrastrukturën rrugore”, tha ministri Zharku.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, falënderoi ministrin Zharku për investimet e bëra të Ministrisë së Infrastrukturës në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë. Ai uroi banorët e këtij rajoni për rrugët e reja.
Në fshatin Kosaqë, në fillimin e asfaltimit e pjesshëm të rrugës Gjilan-Novobërdë, ministri Zharku deklaroi se është i kënaqur me punën e bërë në këtë rrugë, duke shfaqur shpresën që ky projekt të përfundohet shumë shpejt. Ministri Zharku uroi banorët për rrugën e re dhe premtoi investime të reja në këtë komunë.
Projektet e financuara nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Kamenicës janë: Asfaltimi i rrugës Topanicë – Dajkoc në vlerë prej 760,979.14 eurosh, me gjatësi 4.86 kilometrash dhe gjerësi prej 6 metrash, rehabilitimi i rrugës Muçivërc – Kranidell në vlerë prej 1,099,294.69 eurosh, me një gjatësi prej 11.98 kilometrash dhe gjerësi prej 6 metrash dhe asfaltimi i pjesshëm i rrugës Gjilan – Novobërdë në vlerë prej 230,789.06 eurosh, me gjatësi prej 3.93 kilometrash dhe gjerësi prej 5 metrash.
Gjatë këtij viti, Ministria e Infrastrukturës do të financojë edhe këto projekte në Kamenicë: ndërtimin i urës në fshatin Topanicë, mbushjen e gropave me asfalt në qytet dhe fshatra të kësaj komune dhe shtresimin me asfalt në rrugën Hajkobillë – Zajqec – Tuxhec. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet