LAJMI I FUNDIT:

Përshëndetja emocionale e Danijel Lutzit (Video)

Përshëndetja emocionale e Danijel Lutzit (Video)

Sapo arriti që të krijojë një skuadër kampionësh dhe sapo filloi të korrte suksese me ta, trajneri kroat, Danijel Lutz, dha dorëheqje nga KB Peja, duke i lënë të gjithë të shokuar dhe njëkohësisht të mërzitur me largimin e tij.

Pas 6 muajve te klubi pejan, trajneri Lutz për shkaqe familjare iu desh që të jepte dorëheqje të parevokueshme nga klubi me të cilin kishte krijuar një lidhje shumë të fortë.

Në natën e 12 shkurtit, pas fitores spektakolare ndaj Kumanovës në palestrën Karagaçi, trajneri kroat ua kumtoi lajmin e hidhur lojtarëve të tij në dhomën e zhveshjes. Shumë prej tyre u çuditën, mirëpo të gjithë u pajtuan me vendimin e tij.

Menjëherë ditën e nesërme, ai u rishfaq përsëri në stërvitjet rutinore të klubit pejan, mirëpo u befasua dhe u prek shumë nga prania e një numri të konsiderueshëm të Shqiponjave që kishin ardhur për ta përshëndetur për herë të fundit.


Me këtë rast, ai realizoi edhe një intervistë me TV Dukagjinin ku ka shpjeguar hollësisht arsyet e largimit të tij, si dhe ka folur për përvojën e tij te klubi pejan.

Ai edhe njëherë e precizoi se largimi i tij nuk ka të bëjë aspak me çështje financiare apo ndonjë problemi tjetër, por vetëm për shkaqe familjare dhe se nuk mund të qëndronte në një vend e mendjen ta kishte diku tjetër.

Ai shprehi keqardhje që iu desh të largohet pikërisht në momentin kur kishte arritur ta kompozonte skuadrën, mirëpo beson fuqishmit se pasardhësi i tij, malazezi Boban Savovic, do ta drejtojë skuadrën drejt sukseseve pasi që është një trajner me përvojë të madhe.

Ndër të tjerash, ai shtoi se nuk ka asnjë përshtypje të keqe për qytetin e Pejës, dhe e la të hapur mundësinë e një rikthimi të mëvonshëm. “Sigurisht se për asnjë moment nuk do ta mbylli mundësinë e rikthimit në këtë skuadër. Peja gjithmonë do ta ketë vendin në zemrën time, dhe po e them se një të ardhme të afërt apo të largët, e lë të hapur mundësinë që të rikthehem”, tha Lutz.

Për të gjitha këto që i përmendëm dhe për më shumë detaje rreth largimit të tij, ju ftojmë ta ndiqni intervistën në vazhdim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori