Rritja e turizmit dhe eksportet kanë çuar në forcimin e lekut ndaj euros në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri. Ky është konstatimi që vjen nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Gjatë një komunikimi me median, mbi treguesit e ekonomisë, Ibrahimaj theksoi se ndikim kanë pasur edhe investimet e huaja.
“Forcimi i lekut ndaj euros vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë dhe perfomancës së ekonomisë, sidomos në lidhje me sektorin e jashtëm, me eksportet, forcimin e eksporteve, të shërbimeve të lidhura me turizmin, por edhe me rritjen e investimeve të huaja direkte, që kanë sjellë kapitale në valutë, të cilat kanë ndikuar në kursin e këmbimit”, tha Ibrahimaj.
Ajo shtoi edhe se kjo dukuri vjen si pasojë dhe e regjimit të kursit të këmbimit që është ndjekur, i cili në të gjithë periudhën e 3-vjeçarit të fundit, ku ne kemi pasur goditje të njëpasnjëshme të ekonomisë, ka ndikuar pozitivisht në absorbimin e të gjitha goditjeve që ekonomia shqiptare apo ajo globale ka pësuar.
“Një prej elementëve që e ka mbajtur inflacionin me norma të kontrolluara, përveç politikave të ndjekura nga qeveria ka qenë edhe kursi fleksibël i këmbimit, i cili ka lejuar që inflacioni i importuar që përbën edhe peshën më të lartë të inflacionit vendas të ketë një ndikim më të ulët nga ai që do të kishte po të kishim një kurs këmbimi të fiksuar”, tha ministrja.
Gjatë vitit 2022, por edhe përgjatë gjysmë së parë të këtij viti monedha vendase leku vijoi forcimin kundrejt euros dhe dollarit amerikan, që janë edhe dy monedhat e vendeve partnere kryesore tregtare. Më i fortë ishte forcimi i lekut ndaj euros që sot këmbehet me 104.85 lekë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës