LAJMI I FUNDIT:

Përse nuk është mirë të pihet uji që gjatë natës ka ndenjur në gotë?

Përse nuk është mirë të pihet uji që gjatë natës ka ndenjur në gotë?

Na kanë mësuar që në mëngjes është mirë në esëll të pihet uji i zakonshëm, i cili gjatë natës ka ndenjur në gotë, pra jo të pihet uji drejtpërdrejt nga çezma. Mirëpo e keni vërejtur që uji i ndenjur ka shije të çuditshme?

A do të thotë që uji mbase është prishur apo është fjala për diçka tjetër?

Uji i zakonshëm, për dallim nga ushqimi, nuk përmban sheqer as albumina për ç’shkak është më lehtë të ndotet me mikrobe.


Për shijen e çuditshme të ujit, i cili ka ndenjur në gotë gjatë natës ekziston sqarimi, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, meqë uji i është ekspozuar ajrit, ka thithur pak dyoksid karboni dhe një pjesë e CO2-shit është shndërruar në thartinë karboni, gjë që do të thotë që uji në ajër ndryshon përbërjen e vet kimike.

Kur thartira karbonike liron një apo dy protone, dhe shndërrohet në bikarbonat apo karbonat, atëherë ul Ph-në e ujit për ç’shkak uji ndryshon shijen.

A ia vlen të lihet uji të qëndrojë gjatë natës në gotë nuk do ta kuptoni lehtë edhe kur t’jua rikujtojmë që uji i është ekspozuar baktereve, pastaj në të ka përfunduar një sasi jo e konsiderueshme e pluhurit.

Kjo nuk do të thotë që uji është prishur, mirëpo për shkak gjithë kësaj që gjatë natës është grumbulluar në të, duhet të mendojmë dy herë a duhet të pimë apo jo. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori