Pasi koronavirusi i ri shpërtheu jashtë Kinës në janar, ekspertët kanë pasur frikë nga ndikimet katastrofike në vendet në zhvillim, me sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor
Megjithatë, deri më tani, numri i vdekjeve më të larta është raportuar në vendet më të pasura në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Në një hartë të Johns Hopkins University, e cila po përdoret gjerësisht, pikat e kuqe që përfaqësojnë numrin e rasteve të konfirmuara tregojnë një ndarje të dukshme veri-jug. Në Afrikën Nën-Sahariane në veçanti duket se ka relativisht pak infeksione.
Ekspertët kanë sugjeruar një numër arsyesh:
Mungesa e testimeve – Ekziston një thënie mes shkencëtarëve se mungesa e provave nuk është dëshmi e mungesës. Shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk kanë aftësinë për të testuar dhe identifikuar personat e infektuar. Sëmundja mund të jetë përhapur e pazbuluar.
Ndërveprim i ulët – Vendet ku koronavirusi arriti së pari janë vendet me më shumë lidhje me vendin e tij të origjinës, Kinën. Udhëtimet për në Afrikën Nën-Sahariane, “ndërsa janë mjaft të shpejta, janë shumë më të pakta sesa udhëtimet midis Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”, tha epidemiologia i Universitetit të Harvardit, Megan Murray.
Pandemia ka të ngjarë të arrijë disa javë më vonë se në zonat më të lidhura, por ajo do të arrijë, thonë ekspertët.
Më pak njerëz në rrezik – Kur mbërrin pandemia, vendet në zhvillim mund të jenë në një avantazh të vogël për shkak të demografisë së tyre. Të moshuarit janë më të goditurit nga COVID-19, dhe demografia është shumë më e re në botën në zhvillim. Më shumë se 60% e popullsisë së Afrikës është nën 25 vjeç, sipas Bankës Botërore. Vetëm 5% janë 60 vjeç e lart. Në Azi, kjo shifër është rreth 12%. Në të kundërt, popullsia në Evropë është rreth 24% në moshën 60 vjeç dhe më e vjetër, dhe në Amerikën e Veriut është 21%.
Dendësia e popullsisë – Bota në zhvillim ka disa mega-qytete me popullsi të dendur që mund të jenë vatra të transmetimit viral. Por, ka edhe zona të mëdha rurale ku distancimi fizik nuk është një rekomandim i shëndetit publik, është një mënyrë e të jetuarit. Kjo mund të jetë duke ngadalësuar epideminë në disa vende në zhvillim.
Nga ana tjetër, familjet e atjeshme mund të kenë më shumë anëtarë dhe një gamë më të gjerë moshash sesa në vendet e industrializuara. Kjo mund të përkeqësojë impaktin, nëse do të mbërrijë dhe kur të mbërrijë sëmundja.
Klima? Ndoshta jo – Ndërsa virusi mund të përhapet më lehtë në ajrin e ftohtë dhe të thatë të zonave me dimër të butë, ekspertët vërejnë se nxehtësia dhe lagështia nuk e kanë ndaluar atë të përhapet në vende si Singapori dhe Hong Kongu.
Ndërsa bota në zhvillim ende nuk e ka përjetuar goditjen e COVID-19, ekspertët thonë se pasojat mund të jenë shkatërruese kur të arrijë virusi, pasi sistemet shëndetësore do të ngarkohen shpejt në maksimum.
Larja e duarve dhe distancimi fizik, strategjitë tek të cilat u mbështet bota e industrializuar për të zvogëluar shpërthimin, janë “thjesht jo praktike për pjesën më të madhe të Afrikës nën-Sahariane”, shkruante eksperti i shëndetësisë globale i Universitetit të Uashingtonit, Kingsley Ndoh, në gazetën The Seattle Times.
Uji për t’u larë është më pak i disponueshëm në zonat e varfra rurale dhe lagjet e mbingarkuara dhe të pista urbane.
Dhe ndërsa urdhrat për qëndrimin në shtëpi kanë ngadalësuar ndjeshëm ekonomitë perëndimore, ato do të shkaktonin një epidemi të urisë në vendet në zhvillim, ku është e përqëndruar tashmë varfëria.
“Si i mbijetoni mbylljes kur vareni nga puna juaj e përditshme për t’u ushqyer?” vuri në dukje Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Ghebreyesus.
Zoti Ndoh thotë se inkurajimi i njerëzve për të veshur maska mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes, aty ku opsionet e tjera nuk ekzistojnë. Në shumë vende, udhëheqësit fetarë mund të jenë lajmëtarë më të besuar sesa zyrtarët e qeverisë, tha ai.
Ai përmend si shembuj të mirë, testet me kosto të ulët që po zhvillohen në Senegal dhe një fabrikë etanoli në Nigeri që po prodhon në masë dezinfektantët e duarve.
Me një nivel të të infektuarve ende relativisht të ulët, shton zoti Ndoh, “ka ende një hapësirë të vogël mundësie për qeveritë afrikane që të zbatojnë masa të posaçme për Afrikën, në betejën kundër kësaj pandemie.” /VoA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet