LAJMI I FUNDIT:

Përplasen dy autobusë në Prilep, lëndohen 20 punëtorë tekstili

Përplasen dy autobusë në Prilep, lëndohen 20 punëtorë tekstili

Njëzet punëtorë tekstili kanë mbetur të lënduar, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë pas përplasjes së dy autobusëve që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ora 5:30 në qytetin e Prilepit, konkretisht në vendbanimin e quajtur Toçilë.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara thuhet se njëri autobus ka qenë i zbrazur, ndërsa tjetri është ndalur në një pikë ndalese për ti marrë punëtorët.

Ekipet mjekësore të ambulancës menjëherë i kanë transportuar pasagjerët e lënduar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, tha drejtoresha Keti Smileska. Ndonëse në raportin policor thuhet se dy pasagjerë janë në gjendje të rëndë, drejtoresha tha se vetëm një pacient vazhdon të mbahet në spital ndërsa të tjerët janë lëshuar për trajtim shtëpiak.


Sipas informacioneve jozyrtare, përplasja ka ndodhur pasi drejtuesi i autobusit të zbrazur ka pasur probleme shëndetësore, por se çfarë ka ndodhur saktësisht do të tregojë hetimi i prokurorisë dhe policisë, të cilët kanë kryer hetim në vendin e aksidentit mëngjesin e sotëm.

Prokurori publik kujdestar ka lëshuar urdhër për fotografimin dhe skicimin, si dhe për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes, pas së cilës do të lëshohet urdhër për ekspertizën e tyre. Gjithashtu u dha urdhër për intervistimin e të gjithë pasagjerëve për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. – thonë nga prokuroria publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori