LAJMI I FUNDIT:

Përparimi i Rusisë është “ndaluar në të gjitha frontet”, thotë këshilltari presidencial ukrainas

Përparimi i Rusisë është “ndaluar në të gjitha frontet”, thotë këshilltari presidencial ukrainas

Përparimi i Rusisë në Ukrainë është “ndaluar në të gjitha frontet”, ka thënë këshilltari presidencial ukrainas Alexey Arestovych.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, forcat ukrainase po bëjnë një luftë më të fortë ndërsa përleshjet vazhdojnë në terren, tha Arestovych në një video-mesazh në mediat sociale.

Ai pohoi se forcat ruse nuk kanë “nuk kanë fuqi” për të ndryshuar situatën.


Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev
Lexo po ashtu Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev

Ushtarët dhe oficerët rusë po ndiejnë presionin pasi komandantët po akuzohen për “frikacakë dhe dobësi të karakterit” pas inspektimeve nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, pohoi Arestovych.

Ndryshe, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar gjatë ditës të dhënat më të fundit të humbjeve që i kanë shkaktuar ushtrisë ruse.

Në këtë drejtim, deri më 20 mars, ushtria ukrainase thotë se ka vrarë 14,700 ushtarë rusë, ka shkatërruar 96 aeroplanë luftarakë, 118 helikopterë, 476 tanke, 230 njësi artilerike, 1,487 automjete të blinduara, 74 sisteme raketore, 44 hedhëse të raketave e pajisje të tjera.

Ministri i Jashtëm i Turqisë thotë se Ukraina dhe Rusia janë afër arritjes së një marrëveshjeje
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm i Turqisë thotë se Ukraina dhe Rusia janë afër arritjes së një marrëveshjeje

Deklaratat e këshilltarit presidencial vijnë në ditën e 25-të kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian. /Telegrafi/